×
  • Lajme
  • Lajme

    Bulliqi i VV-së shkon në Podujevë, përfshihet në një aksident

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 11:57

    Kandidati për Kryetar të Komunës së Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, është përfshirë në një aksident sot në Podujevë.


    Mirëpo ky i fundit ka thënë se nuk ka marr lëndime sepse nuk ishte diçka serioze.

    Ndryshe, Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, në mbledhjen e mbajtur sot ka thënë se nuk kanë marrë ndonjë rekomandim tjetër nga Institucionet e Shëndetësisë dhe si rezultat zgjedhjet do të mbahen nesër në Podujevë.

    Ndërkohë është njoftuar se tashmë edhe fletëvotimet janë gati. Nga KQZ bëjnë thirrje për respektimin e rregullave dhe udhëzimeve të dhëna gjatë procesit të votimit të dielën.

    Daka ka thënë se për çdo ndryshim tjetër do të jepen njoftime me kohë, Express.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!