×
  • Lajme
  • Lajme

    Bulliqi ironizon me Agim Veliun: A e kanë shkarku a?

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 22:08

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka ironizuar me shkarkimin e Agim Veliut nga kreu i Degës së LDK-së në Podujevë.


    Bulliqi ironizoi duke thënë se “A e kanë shkarku a?”, gjersa shtoi se nuk ka qenë i informuar lidhur me këtë çështje.

    “A e kanë shkarku a? S’kokna marrë me atë farë problemi. Kanihere ndodhin këto telashe, jeta është e tillë”, tha ai.

    Tutje, ai mori shembull Osmanin kur tha se dikur është shkarkuar nga LDK’ja, e sot është bërë presidente.

    “Ai e ka shkarkuar dikë më herët, tash atë e shkarkon dikush. Edhe Vjosa është shkarkuar, po tash u bë presidente e vendit”, u shpreh Bulliqi në T7.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!