×
  • Lajme
  • Lajme

    Bulliqi: Ishte ideja e Kurtit ta përqafojmë pemën, po mendojmë ta fusim në Institutin për Mbrojtjen e Natyrës si trashëgimi natyrore

    Reporteri
    05 Dhjetor 2020 | 22:40

    Kryetari i zgjedhur i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka folur rreth fotografisë së famshme ku ai dhe lideri i partisë së tij, Albin Kurti, shihen teksa përqafojnë një pemë.


    Në emisionin Personalë në RTV Dukagjini, Bulliqi ka thënë se ideja për ta përqafuar trungun ishte e Kurtit, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka bërë të ditur se pjesë e kësaj fotografie ishte edhe një person tjetër, por që nuk shihet pasi që është kah ana tjetër e trungut.

    Bulliqi ka thënë se arsyeja e vetme që u bë ‘përqafimi i trungut’ është të dihej se sa persona duhen për ta rrethuar në tërësi perimetrin e tij.

    “Ishim në një lokalitet gjatë fushatës zgjedhore, vizituam një prodhues të drithrave, edhe në afërsi të atij objekti ishte ky trung i plepit. Në bisedë e sipër duke diskutuar, na thanë që vjetërsia e këtij trungu ishte diku 600 vjeçare. E kishte një perimetër shumë të madh dhe nga kureshtja për të parë perimetrin me zotin Kurti, por e kemi edhe një person nga ana tjetër e fotografisë që nuk duket, të cilët nga kureshtja e perimetrit të këtij trungu, deshëm të dimë se sa njerëz duhen për ta përmbyllë këtë trung”, ka thënë Bulliqi.

    Bulliqi ka thënë se nuk e di se prej nga doli fotografia publike, por që është e nevojshme që tash e tutje të mendojnë që këtë trung ta fusin në Institutin për Mbrojtjen e Natyrës si trashëgimi natyrore.

    “Nuk e di as kah u bo publike kjo cështje, por ishte shumë e nevojshme me mendu në të tashmen me futë në institutin për mbrojtjen e natyrës si trashëgimi natyrore.’, shtoi ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!