×
  • Lajme
  • Lajme

    Burdushi: Tomë Gashi tregoi shpirt dreqi

    Reporteri
    14 Shkurt 2020 | 23:33

    Për sjelljen e turpshme të avokatit të njohur kosovar Tomë Gashit, ka reaguar edhe mjeku popullor Hysri Peqani, i njohur në popull si Burdushi.


    Burdushi shqelmi ndaj lypësit nga Tomë Gashi, thotë se ky veprim e tregon shpirtin e djallit.

    “… ly me këtë gjest sonte e ka treguar egon e shpirtit të djallit vetë”, ka shkruar Burdushi.

    Ky është reagimi i tij:

    “Beso kur dëgjova për një njeri avokat të tillë, nuk m’u duk mirë. Çdo fe, çdo racë, çdo qeni mendoj që i perkrah çdo komunitetit që janë lypsarë .Vet Zoti në çdo libër të shenjtë thotë: Jep atë që ke dhe do të fitosh më tepër dhe mendoj që ky me këtë gjest, sonte e tregoi egon e shpirtit, djallit vet …marre”.

    Kujtojmë, që i njohur Tomë Gashi i cili publikisht e mbështetë Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin dhe shpesh angazhohet nga VV në raste gjyqësore, është incizuar duke shqelmuar paratë që një lypës kishte para vetes derisa po kërkonte lëmoshë në Sheshin Nënë Tereza në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!