×
  • Lajme
  • Lajme

    Burgu i Prishtinës do të bëhet muze

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 12:08

    Qeveria në detyrë ka marrë vendim që ish-burgu i Prishtinës në rrugën “Luan Haradinaj”, të shpallet muze.


    Vendimi u mor në një mbledhje të mbajtur online nga qeveria në detyrë.

    Lajmin e ka konfirmuar zëvendësministri i Kulturës, Yll Rugova, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

    Ai ka njoftuar që tashmë është duke u analizuar mënyra e trajtimit të hapësirës drejt transformimit në muze.

    “Ky burg, i ndërtuar në fund të dyzetave, që ndodhet në rrugën “Luan Haradinaj”, në qendër të qytetit, është objekt historik ku shumë figura të rëndësishme të vendit tonë janë burgosur e persekutuar politikisht. Sot e vizituam burgun me zyrtarë të trashëgimisë kulturore për të analizuar mënyrat e trajtimit të hapësirës drejt transformimit në muze.

    Më 23 maj është lëshuar edhe vendimi i Qeverisë për inicimin e këtij transformimi, pra shndërrimit prej burgut të njerëzve në mbrojtës të kujtimeve”, ka shkruar në postimin e tij Rugova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!