×
  • Lajme
  • Lajme

    Burri rreh gruan sapo del nga burgu: Do të ta nxjerr shpirtin dalëngadalë

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 14:15

    Një grua në Tiranë ka parë vdekjen me sy dhe ka shpëtuar falë përpjekjeve të saj pasi është përleshur me njërin nga anëtarët e familjes që prej ditësh e ruante derisa u gjendën vetëm për vetëm.


    Ajo u dhunua barbarisht nga i shoqi, i cili sapo la ambientet e qelisë ku qëndroi për nëntë muaj pasi ishte shpallur fajtor për dhunë në familje.

    Burime të gazetës Si rrëfejnë se si shtetasi L. D sapo ka shkelur në prag të shtëpisë nuk i është dashur shumë kohë që të nisë sërish dhunën ndaj bashkëshortes së tij D. D.

    Ai u mbajt në qeli që nga muaji janar, pas akuzave të gruas, nënë e dy fëmijëve se ai ishte i dhunshëm dhe abuzues me të.

    Por burri që më pas u vendos nën hetim nga posta e Farkës, një polici lokale në qarkun e kryeqytetit, për gjashtë ditë me radhë pasi la ambientet e burgut u mbajt nën vëzhgimin e vajzave të tij, të cilat nuk ia kishin besën dhe druheshin se ai do vepronte njësoj me të ëmën.

    Dhe sipas burimeve policore të gazetës Si, të dyja të miturat e kishin parashikuar të atin siç duhet. Ai jo vetëm e rrahu të shoqen, por ju turr asaj me thikë dhe pastaj tentoi të zbriste një kat poshtë vilës ku mbante sende të forta pasi sipas tij do ia thyente këmbë e duar partneres që kishte guxuar ta denonconte dhe ta dërgonte në burg.

    Burime treguan se si rreth orës 23.30 L. D debatoi fillimisht me bashkëshorten duke e fyer atë.

    Gruaja i thotë policisë se pas këtij momenti, i shoqi kishte dalë nga kontrolli dhe se ajo e dinte që pasi të dilte nga burgu ai do vepronte njësoj.

    “Më kapi nga flokët, më tërhoqi zvarrë edhe pse aty pranë nesh qëndronin dy vajzat e mitura që nuk më lanë asnjëherë vetëm pasi i ati doli nga qelia. Filloi të më godasë me grushte sikur të isha thes në pjesën e shpatullës, vetëm më godiste. Mu hodh sipër dhe më kapi për fyti tentoi të më mbyste”.

    Sipas policisë gruaja është përleshur me bashkëshortin dhe ka shpëtuar nga kthetrat e tij.

    “E shtyva me këmbë e qëllova, ai shtrëngonte duart në fytin tim. Kur i shpëtova, ai shkoi në kuzhinë dhe mori thikën”, deklaron më tej e reja, e cila është ndjekur hap pas hapi prej të dyshuarit që sipas dëshmive të dy fëmijëve i ati vërtiste; do t’i pres duar dhe këmbë, do bëj që të dalë shpirti ngadalë , pasi më ke futur në burg”.

    Policia referon dëshminë e nënës së dhunuesit që ka ndërhyrë mes të dyve dhe i ka rrëmbyer thikën, duke rrezikuar jetën e saj. Policia deklaron se pas këtij momenti i dyshuari ka zbritur në bodrumin e vilës për të marrë një shkop dhe për ta goditur gruan e tij.

    “Po shkoj të marr shkopin, vetëm shkopi të rregullon ty”, ka deklaruar i sapoliruari nga burgu.

    Sipas policisë gruaja është mbyllur në një dhomë dhe ka telefonuar të afërmit që ndërkohë kanë sinjalizuar menjëherë policinë. Ndërkohë familjarët dëgjonin të bërtiturat e të akuzuarit që godiste derën dhe thërriste “këtu do jemi, do të rregulloj unë ty”.

    Policia ka treguar se gruaja kishte fraktura të nxirash në fyt, të mbetura nga tentativa e të dyshuarit për ta mbytur, si dhe shenja në kurriz dhe në trup. Në referimet e policisë burri i dhunshëm ka përfunduar sërish në qeli, ndërkohë që dosjes kësaj radhe i janë shtuar kundër tij edhe dëshmia e të ëmës që tregon se si i lutej dhe qau para të birit që ta largonte thikën nga dora.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!