×
  • Lajme
  • Lajme

    Burri nga Gjakova deshi ta vras veten për dashuri: Komandanti i Policisë tregon si e shpëtoi nga kati i 7

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 22:58

    Komandanti i Policisë rajonale të Gjakovës, Kristë Gjoka ku së bashku me disa qytetarë kanë arritur ta shpëtojnë jetën e një personi në këtë qytet i cili ka tentuar të hidhet nga një lartësi e madhe.


    Reporteri.net ka kontaktuar me Gjokën i cili ka rrëfyer në detaje për rastin në fjalë, pra ka treguar se si me ndihmën e kolegëve ka arritur ta shpëtojë personin nga vetëvrasja.

    Ai ka treguar se pasi ka marrë informatën që një person po dëshiron të kryejë vetëvrasje nga një ndërtesë së bashku me kolegët ka shkuar në vendngjarjes dhe kanë arritur ta shpëtojnë.

    “U informova se një person ka hipur në katin e shtatë dhe po dëshiron të bëjë vetëvrasje. Atje ishin kane policia, zjarrfikësit dhe të gjitha njësitë relevante.
    U ngjita në katin e gjashtë gjashtë me një pjesëtar të njësisë speciale dhe me zëvendësin tim Ramë Beka dhe arritëm me fol me personin në fjalë që dëshironte të hidhej nga lartë.
    Ju afrova dhe nisa me biseduar, arrita ta mashtroj dhe ta kapi për qafe, pastaj e ka kap edhe togeri Ramë Beka dhe polici Ali Koci, dhe me forcë e keni future brenda një dhome të ndërtesës dhe gradualisht e kemi dërguar poshtë e kemi futur në ambulant dhe dërguar në spital për tretman mjekësorë”, ka rrëfyer Gjoka për Reporteri.net.

    Gjoka më pas ka rrëfyer se çfarë ju ka thënë personi që ka synuar të hidhej nga lartësia.

    “Do të kryej vetëvrasje mos mu afroni”, tregon Gjoka t’i ketë thënë 35 vjeçari.

    Gjoka thotë se dyshohet se personi në fjalë ka dashur ta kryejë aktin e rëndë për shkak të dashurisë.

    “Ma sillni vajzën, ma sillni vajzën”, tregon Gjoka t’i ketë thënë ai.

    Gjoka tha se dyshohet se personi në fjalë është me të meta mentale. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!