×
  • Lajme
  • Lajme

    Buxheti i Kosovës hidhet në votim në mesnatë

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 22:50

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se duhet pritur për një ose dy orë, që të votohet për lexim të dytë Projektligji i buxhetit për vitin 2020.


    Ajo tha se janë në pritje të rekomandimit nga Komisioni për Buxhet.

    Seanca për votimin e buxhetit të Kosovës është thirrur e jashtëzakonshme sot në orën 15:00 për shkak të gjendjes me koronavirus në vend.

    Deputetët e Vetëvendosjes iniciuan një mocion për shmangie nga afatet procedural dhe të shkohet me procedurë të përshpejtuar në votim, diçka që u kundërshtua nga partitë opozitare, përcjell KP.

    Mocioni u votua pa prezencën e opozitës në sallë, çka pastaj ngjalli debat mes deputetëve ku opozita kritikoi pushtetin se po e shfrytëzojnë gjendjen e jashtëzakonshme për të kaluar buxhetin pa u japur mundësi deputetëve të shprehin qëndrimet e tyre.

    Buxheti i Kosovës për vitin 2020 është 2 miliardë e 357 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!