×
  • Lajme
  • Lajme

    Buxhovi luftën e UÇK’së e quan të papastër, por për të lufta e Titos ishte çlirimtare, dhe Shqipëria e Enverit po e destabilizonte Jugosllavinë

    Reporteri
    15 Korrik 2019 | 16:49

    Jusuf Buxhovi, shkrimtar, dhe gazetar i Rilindjes në kohën e ish-Jugosllavisë, së fundi në një intervistë televizive kritikoi ashpër luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si luftë jo të pastër, dhe përgjegjëse për vrasjen e mbi 100 zyrtarëve të LDK’së, parti, pjesë e së cilës për një kohë ishte edhe vet.


    Për, dallim nga lufta e UÇK’së, për të cilën Buxhovi thotë se ishte e papastër, ai në kohën kur punonte si gazetar i gazetës Rilindja, e cila botohej në gjuhën shqipe, gjatë kohës ish-Jugosllavisë së Titos, kishte botuar artikuj e edhe poezi, përmes të cilave lartësonte në qiell luftën e partizanëve jugosllav.

    Buxhovi, derisa sot nuk heziton të i atribuojë shumë krime luftës së UÇK’së, luftën e ushtarëve partizanë të Titos të viteve 40’të, përmes një poezie të botuar në vitin 1967, e quante lufët çlirimtare, që shqiptarëve ua kishte sjellë lirinë.

    Ai për më tepër në një artikull të botuar më 27 maj të vitit 1981, pas protestave të studentëve shqiptarë në Kosovë, dhe një shpërthimi në ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, akuzonte shtetin shqiptar se po tentonte të destabilizonte shtetin shumëkombësh të shokut Tito.

    Shpërtimin e një sasie të dinamitit në ambasadën jugosllave në Tiranë, shteti shqiptar nuk e kishte pranuar si vepër të tij, dhe se fajin ia hedhte Beogradit, i cili përmes agjenturave të tij, kishte inskenuar atë shpërthim, me qëllimin për të filluar fushatën e maltretimit të shqiptarëve në Kosovë.

    Megjithatë, gazetari i asaj kohe i Rilindjes, Jusuf Buxhovi, përmes një artikulli, insistonte se ky shpërtim ishte kryer nga shteti shqiptar, me qëllimin për ta destabilizuar rajonin, e në veçanti Jugosllavinë shumëkombëshe, ku një pjesë të konsiderueshme e përbënin edhe shqiptarët, me përqëndrimin më të madh në Kosovë.

    Reporteri.net, ka siguruar dy botime të Rilindjes së asaj kohe, autor, Jusuf Buxhovin, njëra poezi, dhe tjetri artikull gazetaresk për shpërtimin e vitit 1981 në ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, shpërthim i cili më pas në të gjitha mediat në Serbi, ishte raportuar me titujt bombastik “Bombë në ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë”, duke nxitur nacionalistët serbë, që të ngriteshin edhe më shumë kundër shqiptarëve. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!