×
  • Lajme
  • Lajme

    Bytyqi flet pas shkarkimit: Unë jam sekretar i ligjshëm i MI-së, që nga dita e parë e punës jam ballafaquar me presione e grupe të interesit

    Reporteri
    03 Mars 2021 | 16:12

    Sekretari i shkarkuar i Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, është deklaruar para medieve lidhur me lirimin e tij nga kjo detyrë.


    Bytyqi ka thënë se ai është sekretar i ligjshëm dhe shkarkimi i tij është veprim i paligjshëm, pasi që ai është emëruar në emër të Qeverisë së Kosovës dhe jo Zymer Avdullahu, shkruan Reporteri.net.

    “Nuk është drejtor Departamenti, po udhëheqës i zyrës së sekretarit, dmth teknik. Sapo kam ardhë në MI më 19 shkurt 2020, e kam largu nga zyra ime, për shkak se është i dyshuar për veprime jo të mira.Është vendim i kundërligjshëm, e kam njoftu kryeministrin dhe Këshillin Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë. Aty u instalu një sekretar kishe, që s’ka të drejtë me thënë sekretar hiç. ”, ka thënë Bytyqi për Zymer Avdullahun.

    Tutje Bytyqi ka treguar se a thirrur drejtorët e Departamenteve, nga të cilët ka kërkuar llogari se çfarë po kërkon Avdullahu në zyrën e tij.

    “Është ka më çuditë qysh s’po munden me e definu këtë punë. I kam thirrë drejtorët e Departamenteve, e kam pa atë personin hala aty. I kam thënë a ka mundësi me ma liru zyrën se vazhdoj me marrë rrogë si sekretar, po ai s’ka pranu dhe unë  e kam lajmëru Policinë. I kam thënë Policisë me i marrë veprimet me ma liru zyrë. Unë jam sekretar i ligjshëm, të tjerat janë të paligjshme. Këtë e rrëzon edhe studenti i vitit të parë juridik, e le më prokurori. Ai s’ka pranu me ma liru vendin, unë e kam thirrë Policinë, e ai e thirrke dikë ia bojkë çomna Njësinë, si me konë komandant i Policisë”, tha ai më tej.

    Bytyqi ka pasur edhe akuza, pasi që thotë se që nga dita e parë e punës në MI është ballafaquar me presione e grupe të interesit.

    “Jam ballafaqu me presione të ndryshme të grupit të interesit që e kanë shkatërruar Ministrinë e Infrastrukturës”, ka pohuar Bytyqi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!