×
  • Lajme
  • Lajme

    Cakaj u përgjigjet akuzave të VV-së se paguhet nga Baton Haxhiu

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 21:29

    Gent Cakaj, ministër në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, në emisionin Pressing ka folur ekskluzivisht për akuzat që i janë bërë që nga angazhimi i tij në Shqipëri për përkrahjen e ideve të ndryshimit të kufijve të Kosovës.


    Caka ka thënë se nuk është e vërtetë që ai është paguar nga gazetari Baton Haxhiu, ndërsa ka treguar se si e ka njohur Haxhiun.

    “Nuk kam marrë pagë. Unë jam marrë me sondazhe, por nuk kam marrë pagë mujore. Ajo cka është e vërtetë është se unë me z. Haxhiu kam raport personal. E takoj vazhdimisht, por qëndrimet e mia politike janë të miat. Kjo deklaratë spekulon padrejtësisht”, ka thënë Caka, transmeton Gazeta Express.

    Ministri në detyrë thotë se është e vërtetë që Haxhiun e njeh që nga moshta 15 vjecare, por tregon se atë e ka njoftuar për herë të parë derisa Caka ishte i angazhuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

    “Unë z. Haxhiu e ka njohur në moshën 15 vjecare, pikërisht nga VV sepse detyra që e ka pasur është shpërndarja e gazetës. Me z. Haxhiu kam rivendosur kontakt me z. Haxhiu, pasi dy profesorët e mi në Universitetit të Prishtinës, Astrit Salihu dhe Blerim Latifi kanë pasur shoqëri me të”, ka treguar Caka.

    Tutje ai mohon se ka mbështetur idenë e ndryshimit të kufijve dhe ndarjes së Kosovës, ashtu sic e kishte akuzuar Vetëvendosje.

    “Është tërësisht i pavërtetë dhe deklarata e VV’së është e pasaktë. Është e dalë jashtë kontekstit. Asnjëherë nuk e kam mbështetur ndarjen e Kosovës. Kam tri deklarime ku flas kundër ndryshimit të kufijve”, ka thënë Cakaj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!