×
  • Lajme
  • Lajme

    Caktohet masa e paraburgimit ndaj Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 18:42

    Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim sot që tu caktohet masa e paraburgimit prej 1 muajsh të dyshuarve për ryshfet, Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi.


    Në videot e publikuara në media, Rexhepi dhe Hashimi i marrin para Faton Dalladakut me arsyetimin për të ia dërguar Xhavit Halitit dhe Kadri Veseli. Sipas tyre këto para do të duheshin për ndërtimin e spitalit në afërsi të QKUK-së.

    Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi për veprën penale Mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve RR.H dhe K.R u kacaktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç.

    Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 paragrafi 1.1 dhe paragrafi 1.2, pika 1.2.1,1.2.2 dhe1.2.3 të KPRK-së, ngase ekzistonrreziku i arratisjes se tyre, po ashtu ekzistojnë rrethana se të pandehurit mund të ndikojnë në dëshmitarë. Gjykata ka vlerësuarseduke marr parasysh karakteristikat e tyre personale dhesjelljet e tyre te mëhershme ekziston rreziku se të njëjtit mund të kryejnë vepra të njëjta apo të ngjashme penale.

    Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    Të dyshuarit janë prezantuar rrejshëm si njerëz të afërt të Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit.

    Menjëherë pas publikimit të videove, ku shihet mashtrimi duke keqpërdorur emrat nga politika, Veseli ka mohuar që njeh të dyshuarit dhe ka kërkuar që ky rast të zbardhet në tërësi dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!