×
  • Lajme
  • Lajme

    Çdo 3 ditë nga një sulm qensh në Prishtinë

    Reporteri
    19 Shtator 2020 | 21:33

    Natën nuk i ndalin të lehurat. Të rralla nuk i kanë as sulmet ndaj njerëzve si kur bëhet terr ashtu edhe ditën.


    Sipas Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës të paktën 33 veta kanë kërkuar ndihmë mjekësore në tre muajt e fundit për shkak të telasheve që ua sollën qentë endacak.

    Në komunë thonë që së shpejti nis zbatimi i një projekti që ka synim trajtimin e qenve.

    ‘Komuna e Prishtinës, e ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e strehimores për qentë endacak, po ashtu edhe trajtimin e tyre por është në pritje të lejes nga Ministria e Ambientit”, tha për Klan Kosovën, Miranda Mullafazliu, zëdhënëse në Komunë.

    E në Agjencinë e Veterinës thanë se kanë në plan të bëjnë edhe diçka tjetër pos obligimeve aktuale.

    Më herët është thënë se kastrimi është mënyra më e mirë për ta zgjidhur problemin e qenve endacak por nuk është se doli kështu.

    Në AUV thanë se që nga maji rreth 300 qen endacak i janë nënshtruar procesit të kastrimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!