×
  • Lajme
  • Lajme

    CEB do të financojë për Kosovën blerjen e vaksinave kundër Covid-19, Hoxhaj: Lajm i rëndësishëm

    Reporteri
    19 Mars 2021 | 22:40

    Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se kredia e Bankës Zhvillimore të Evropës, për të mbështetur Kosovën për vaksinat anti-Covid 19 është një lajm i rëndësishëm për qytetarët.


    Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se pandemia ka treguar se sa të rëndësishme janë institucionet shumëpalëshe për shtetet e vogla.

    “Pandemia ka treguar se sa të rëndësishme janë institucionet shumëpalëshe për shtetet e vogla. Kredia @COEbanknews për të mbështetur Kosovën për të blerë vaksinat #COVID19 është një lajm i rëndësishëm për qytetarët. #Kosova mund të përfitojë më shumë nga IO & kjo është arsyeja pse duhet të bashkohet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë së shpejti.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

    Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës (CEB) miratoi financimin shtesë prej 25 milionë eurosh për të mbështetur përpjekjet e Kosovës për të blerë vaksinat COVID-19 për rreth 50% të popullsisë.

    Kredia e CEB do të mbulojë gjithashtu koston e materialeve shpenzuese që lidhen me shpërndarjen e vaksinave dhe pajisjeve mjekësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!