Çeku miliardësh donacion apo kredi për Kosovën?

Gjithë këto përgatitje janë bërë për të pritur një delegacion prej 14 zyrtarësh shumë të rëndësishëm. Të njëjtin do e udhëheq një nga njerëzit më të afërt të presidentit amerikan, Donald Trump.


Bëhet fjalë për emisarin special për dialogun Kosovë Serbi, Richard Grenell i cili në Qeverinë e Kosovës erdhi me përfaqësues të Korporatës Ndërkombëtare për Zhvillim e Financa të SHBA-së.

Edhe delegacioni i Kosovës i cili priti ata, e me të cilët zhvilluan një takim nuk ishte në numër më i vogël.

E pas takimit, në prani edhe të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit e edhe kryeparlamentares, Vjosa Osmanit, u nënshkrua një deklaratë e përbashkët mes kryesuesit të DFC-së Adam Bohler dhe kryeministrit, Avdullah Hotit për zbatimin e marrëveshjes së 4 shtatorit.

Pas saj në një konferencë për media, një çek prej 1 miliardë eurosh për Kosovën për të realizuar projektet, e përmendi kryesusi i DFC-së.

Por i njëjti, nuk shihet edhe në deklaratën e përbashkët të nënshkruar mes Hotit dhe Bouhler të cilën e ka siguruar T7.

Sidoqoftë ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi nënshkrimin e kësaj deklarate, e vlerëson si ngjarje të madhe për shumë projekte zhvillmore për vendin.

Madje Abrashi, shton se ka projekte që mund të nisin menjëherë.

Por, projekti për hekurudhën del të jetë më kompleks.

Paralelisht me këto projekte pritet të zhvillohet edhe ai për gazjellësin thotë Abrashi.

Por i njëjti, është planifikuar të miratohet në nëntor në mbledhjen e bordit të DFC-së.

E si projekte më gjigande sa i përket kostos, dalin të jenë hekurudha dhe porti detar.

Abrashi ka treguar edhe nëse ky çek miliardësh është donacion apo kredi për Kosovën.

Vizitën e djeshme të delagacionit amerikan dhe nënshkrimin e deklaratës e vlerësojnë lartë edhe nga Oda Amerikane e Kosovës.

Kryetari i kësaj ode, Arian Zeka thotë se është diçka që nuk është parë deri më tani në marrëveshjet e ndërmjetësuara nga BE.

3 javë më parë në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit Trump Kosova e Serbia nënnshkruan një marrëveshje, pikat e të cilës tani po kërkohet që të implementohen.