×
  • Lajme
  • Lajme

    Çfarë kërkon Xhelal Sveçla në takim me Gjuriqin – flasin nga Vetëvendosje

    Reporteri
    07 Dhjetor 2019 | 21:06

    Gjatë natës së sotme u publikua një fotografi ku shihet Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, duke biseduar me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.


    Arlind Manxhuka, zëdhënës në Lëvizjen Vetëvendosje, për Reporterin  ka thënë se nuk bëhet fjalë për takim, porse Sveçla është pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare që po mbahet me temën “Bashkëpunimi Rajonal”.

    Ai ka konfirmuar se në tryezë janë edhe shumë zyrtarë të tjerë të partive nga Kosova, përveç shumë subjekteve rajonale, e jo takim i përveçëm.

    “Ky nuk është takim i Xhelal Sveçlës me Marko Gjuriqin, por është pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare, me të gjitha subjektet politike të rajonit, që po mbahet me temën “Bashkëpunimi Rajonal” nën organizimin e organizatës CIG. Në tryezë janë shumë edhe shumë zyrtarë të tjerë të partive nga Kosova, përveç shumë subjekteve rajonale, e jo takim i përveçëm”, ka thënë Manxhuka për Reporterin.

    Përveç Sveçlës, në takim me zyrtarin serb, në kryeqytetin e Shqipërisë, u raportua se janë edhe deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, dhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryetar i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!