×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka nëse ndërkombëtarët e duan Thaçin si udhëheqës të dialogut me Serbinë – Kurti tregon se si do të vepronte

    Reporteri
    21 Tetor 2019 | 21:24

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sërish ka paralajmëruar presidentin Hashim Thaçi se ai nuk do të jetë udhëheqës i bisedimeve me Serbinë.


    “Vendimi i Kushtetueses dhe Kushtetuta dhe karakteri si Republikë paralamentare e përkufizojnë qartë se udhëheqësi i bisedimeve duhet të jetë kryeminsitri i ri që duhet të ketë ekipin e ri nga politikanët përfaqësues edhe të opozitës dhe ekspertët që mund të na nevojiten. Mund ta përfaqësojë por jo ta krijoi politikën e jashtme”, ka thënë Kurti në TV Syri, shkruan Reporteri.net.

    Kurti më tej ka thënë se në dy vitet e fundit është tentuar të krijohet një politikë e re e jashtme, që të spostohet SHBA e Gjermania dhe të bëhet një afërsi me Rusinë.

    “Ky ka qenë një gabim i madh strategjik që është vështirë të gabosh më shumë se kaq. Nuk ka kurrfarë dyshimi që kryeministri duhet t’i udhëheqë bisedimet me Serbinë, të jenë të përgatitura mirë dhe pa asnjë lloj nxitimi. Nuk e kemi luksin që edhe një herë të dështojmë në dialog me Serbinë, Kosova s’do të jetë më temë në tryezë ku Serbia vije me thika të diskutojë, por palë, subjekt në njërën anë të tryezën për fqinjësi të mirë, që Serbia të ndryshojë më shumë se Kosova”, ka thënë Kurti.

    I pyetur se si do të vepronte nëse aleatët ndërkombëtarë e duan Thaçin në krye të bisedimeve me Serbinë, Kurti ka pohuar se këtë nuk e lejon vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

    “Kjo do të ishte shkelje e Kushtetutës dhe Gjykata Kushtetuese nuk e lejon këtë. Thaçi është president i Kosovës, nuk dua ta përjashtoj e as ta eksumunikoj, por ai nuk mund të udhëheqë më, do të jetë pjesë e politikës, kryetar shteti edhe për ca kohë, por nuk mund ta krijoi politikën e jashtme. Nuk jam për të nxituar për marrëveshje me Serbinë. Është problem të bësh marrëveshje me dikë që nuk pajtohesh as për fakte”, ka deklaruar Kurti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!