×
  • Lajme
  • Lajme

    Çifti nga Lipjani bëhen prindër pas 20 vjetëve

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 21:17

    Sjellja në jetë e një fëmijë ishte dëshirë dhe sfidë për çiftin nga Lipjani. Ky çift pas 20 vjetëve, solli në jetë fëmijën e tyre të parë të cilën e pagëzuan Dhurata.


    Pas nëntë aborteve të njëpasnjëshme, Shpresa Mejzinolli nga Lipjani është bërë për herë të parë nënë pas 20 vjet të trajtimit mjekësor. Mes lotëve, ajo tregon emocionet e takimit të parë me vajzën e saj, Dhuratën.

    “Mirë shumë, s’mund ta parashikoja atë moment, mirë e kam lindur në javën e 34, falë doktor Afrimit, doktor Fatosit, Naserit dhe gjinekologjisë komplet”, deklaroi për RTV Dukagjini Shpresa Mejzinolli.

    Emocion të njëjtë ka edhe babai i Dhuratës, Florim Mjezinolli, i cili thotë për RTV Dukagjinin se ardhja në jetë e vajzës është përmbushja e ëndrrës së tij të jetës.

    ‘’Ndjenjat janë shumë të mëdha. Pas 20 viteve të bëhem prindër është diçka e madhe, që 20 vite kam vrapuar shumë nëpër spitale”, deklaroi Florim Mejzinolli.

    Doktori që ndihmoi çiftin në plotësimin e ëndrrës është gjinekologu kosova Afrim Muhaxhiri. Ai thotë për TV Dukagjinin se problemi i zonjës Mejzinolli ishte provuar të zgjidhet edhe në klinika jashtë vendit, por që zgjidhja e problemit u bë në Kosovë.

    ‘’Te kjo paciente problemi ka qenë të mosmbajtja e shtatzënisë. Kjo pasur 9 aborte. Shkaku i aborteve ka qenë kryesisht pamjaftueshmëria e qafës së mitrës për me mbajtë shtatzëninë, plus ka pasur një septum në fund të mitrës, mirëpo kur e kemi vendosur ta bëjmë intervenimin e kemi zgjidh edhe septumin edhe e kemi bërë aplikimin e cerkllazhës laparaskopike”, deklaroi gjinekologu Afrim Muhaxhiri.

    Ndërsa për gjendjen e Dhuratës së vogël drejtori i Klinikës së Neonatologjisë në QKUK Xhevdet Gojnovci tha për Dukagjinin se vajza është në gjendje stabile shëndetësore.

    ‘’Është pranuar në kujdestari një ditë më herët në ora 22:30 foshnja e Shpresa Mjezinollit e cila për momentin është në gjendje stabile. Presim që shëndeti të përmirësohet dhe të japim lajme të mira prindërve”, deklaroi Xhevdet Gojnovci.

    Prindërit e Dhuratës thonë se çdo çift që përballet me sfida të tilla së pari duhet të ketë besim në shëndetësinë e vendit dhe pastaj të jenë të hapur e pozitiv përballë trajtimeve që kërkohen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!