×
  • Lajme
  • Lajme

    Çifti që vdiqën në aksidentin e rëndë në Drenas, raportohet se lanë pas 8 fëmijë

    Reporteri
    25 Tetor 2022 | 7:30
    Foto: Ilustrim
    Foto: Ilustrim

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Drenas. Pas një aksidenti tragjik kanë mbetur të vdekur dy persona. Sipas mediave lokale, viktimat janë burrë dhe grua nga fshati Resinofc.

    Raportohet se çifti pas vetes kanë lënë 8 fëmijë.

    Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Caralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, tha ajo.

    Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

    Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

    Familjarët kanë publikuar fotografinë e tyre në rrjetet sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!