×
  • Lajme
  • Lajme

    Cila ishte pyetja e gazetarit të cilës Haradinaj iu përgjigj me: A po nerth, qysh je?

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 18:06

    Kryeministri Ramush Haradinaj, pas njoftimit të kabinetit qeveritar për dorëheqje të parevokueshme shkaku i fetsës nga Gjykata Speciale, ka njoftuar edhe kryesinë e partisë së tij, dhe më pas ka mbajtur edhe një konferencë për media.


    Ndër të tjera, ai është pyetur nga një gazetar, nëse do të kërkojë ndihmë nga Qeveria për të ia mbuluar shpenzimet e tij për Gjykatën Speciale.

    Duket që kjo pyetje nuk i ka pëlqyer Haradinajt, edhe pse Qeveria që ai ka drejtuar kishte ndarë para për të ftuarit më herët nga kjo gjykatë.

    Ndërsa, Haradinaj gazetarit i është përgjigjur me cinizëm, duke i thënë “ a po nerth, qysh je ti?”.

    Haradinaj edhe pse nuk e ka pasur obligim dorëheqjen, ka thënë se këtë po e bën shkaku që mos të e përdor postin e kryeministrit, por do të paraqitet atje vetëm si qytetar. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!