×
  • Lajme
  • Lajme

    Cisterna e naftës del nga rruga në Han të Elezit, rrezikon të bie në humnerë

    Reporteri
    27 Gusht 2019 | 17:30

    Një cisternë me naftë është vetëaksidentuar në magjistralen Hani i Elezit në Kaçanik.


    Siç shihet në këto pamje, kabina e shoferit të cisternës ka dalë jashtë rrugës, duke rrezikuar të bie tërësisht poshtë magjistrales, raporton Indeksonline.

    Sipas një dëshmitari, të lënduar nga ky vetaksident nuk ka, duke shtuar se për shkak të motit të lig, kamioni edhe ka rrëshqitur.

    Në vend të ngjarjes, menjëherë kanë dalë zjarrfikësit dhe Policia e Hanit të Elezit, të cilët po merren me rrethanat e rastit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!