×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku e “pucitë” Daciqin pasi thotë se Kurti nuk e njeh flamurin: Më kënaq që kolegu im po e mbron flamurin e Kosovës

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 22:59

    Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku, është dukë marrë pjesë në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.


    Si rëndom para këshillit, Çitaku ka shpalosur faktet dhe përparimin e Kosovës. Temë është bërë kësaj here nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të cilin Çitaku ka pasur përgjigjet për ministrin serb.

    “Kjo dhomë nuk është gjykatë për neve si politikanë. Është e vërtetë se Kurti ka fituar zgjedhjet në Kosovë. Ai ka thënë qartë disa herë se është pro dialogut”.

    “Më kënaq kjo që kolegu im nga Serbia e mbron flamurin e Kosovës. Flamuri i Kosovës gjithmonë do të qëndrojë në zyrën e Kryeministrit të Kosovës”, ka thënë Çitaku, teksa Daçiç në fjalën e tij ka thënë se Kurti nuk e njeh flamurin e Kosovës.

    “Ju kujtoj që Kurti ka qenë i burgosur politik në Serbi, derisa Daçiq ka qenë ministër”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!