Çitaku: Kompromisi është ngjyrosur si fjalë e ndyrë, bashkëpunimi si nënshtrim

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ua ka dërguar një mesazh politikanëve në Kosovë. Ajo ka thënë se ata duhet t’i japin fund bërjes politikë me urrejtje.


Çitaku ka shkruar se kompromisi në Kosovë konsiderohet si fjalë e ndyrë e bashkëpunimi si nënshtrim.

“Sepse, me vite është ngjyrosur kompromisi si fjalë e ndyrë. Bashkëpunimi si nënshtrim. Korrektësia si vardisje. Cikli i bërjes politikë me urrejtjen si kategori kryesore duhet të marrë fund”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka thënë se politikanët duhet ta duan më shumë Kosovën.

“Sepse, me e citu Presidentin Obama, demokracia kërkon kompromis, edhe nëse ke të drejtë 100%. Kosovën duhet me e dashtë ma shumë. Kosova ❤️🇽🇰❤️”, ka shkurar Çitaku.