×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku: PDK do të ndryshojë, jemi vetëm në fillim të reformës

    Reporteri
    25 Janar 2022 | 22:16

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se subjekti i saj është duke shkuar drejt reformës dhe se roli i tyre në Kuvend ka qenë shumë konstruktiv.

    PDK pati rezultatin më të keq në histori në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021. Pas kësaj, PDK shpalli zgjedhjet e brendshme dhe tani ka një kryesi të re. Citaku thotë se kjo është provë për reformat që po ndodhin brenda subjektit.

    “Kemi lexuar me kujdes rezultatin e zgjedhjeve dhe po sillemi ashtu sic na ka kërkuar votuesi, por duke shikuar edhe kërkesat e votuesve të partive tjera”, tha ajo në T7.

    Ajo shton se kjo që ka ndodhur brenda PDK-së është vetëm fillimi dhe se qëllimi është rikthimi si partia më e madhe në Kosovë.

    “PDK do të ndryshojë, jemi vetëm në fillim të reformës”, thotë ajo.

    Citaku tregon edhe rolin e PDK-së në pozitë, duke thënë se PDK po tregohet opozitë konstruktive dhe nuk po bën rolin që kishte VV-ja në të kaluarën kur kundërshtonte gjithçka.

    “Ne jemi konstruktivë. Nuk pajtohem me ata që thonë se jemi opozitë e butë pasi që ne kemi kundërshtuar ashpër vendimet që nuk janë në dobi të vendit”, përfundoi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!