×
  • Lajme
  • Lajme

    “Çka po na ndodh kështu o Allah”, babai i Lirim Budurit për vdekjen e Albert Krasniqit

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 21:55

    Shpejtim Buduri, babai i nxënësit të Mjekësisë, Lirim Buduri, i cili ditë më parë u varros në varrezat e qytetit të Prizrenit, ka reaguar për vdekjen e Albert Krasniqit.


    Buduri ditë më parë varrosi djalin e tij pasi u ther me thikë për vdekje nga shoku i tij.

    Ndërsa, për vdekjen e Albert Krasniqit, Buduri ka shkruar një postim prekës, ku thotë se si duket lufta është kthyer prapë në Kosovë.

    “Të Allahut jemi dhe te ai dot kthehemi, Allahu në xhenet shoku im Albert krasniqi. Vërtet viti 2021shum vit i tronditur, Më duket se na u kthy lufta përsëri n’Kosovë. O popull qpona ndodh kështu o Allah Na ndalo kto vrasje o Allah na udhzo në Rrug të drejt e na largo nga kto vrasje !!! O Zot na ruaj kët Popull o zot na ruaj evlad tan”, ka shkruar Buduri në Facebook.

    Albert Krasniqi dyshohet se u vra nga babai i tij në garazhdën e ndërtesës ku banonin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.

    Babai i tij, Skender Krasniqi tashmë i arrestuar, i është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.

    Kujtojmë se i ndjeri Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, por që lidhja e tyre martesore përfundoi disa ditë më parë. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!