×
  • Lajme
  • Lajme

    Clinton dhe Albright i bashkohen festës tek “Skenderbeu”

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 11:47

    Në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë ka nisur ceremonia zyrtare për shënimin e kësaj date.


    Ceremonia po mbahet në sheshin “Skënderbeu”, ku përveç personaliteteve vendore,  po marrin pjesë edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeline Albright, ish-komandanti i NATO-s gjenerali Wesley Clark, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e  shumë të tjera personalitete nga vendi dhe bota.

    Tanimë në sheshin “Skenderbeu”, kanë arritur edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretarja Albright.

    Të shoqëruar nga krerët e shtetit të Kosovës dhe forca të shumta të sigurisë, ata u bashkuan në mesin e mijëra personave për shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

    Teksa ata u futnë shesh, në prapavijë dëgjohej melodia e këngës “Baresha” nga Nexhmie Pagarusha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!