×
  • Lajme
  • Lajme

    “Coftë Isa” – shfaqen edhe mbishkrime nëpër rrugët e Prishtinës

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 10:33

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ditë më parë konfirmoi se ka rezultuar pozitiv në testin për coronavirus.


    Ajo që mori shumë vëmendje pas kësaj, ishin komentet në njoftimin e kreut të LDK-së, ku disa persona i dëshironin vdekjen.

    E kjo fatkeqësisht po vazhdon ende, jo veç në rrjete sociale, por edhe në hapësira publike.

    Në disa foto të realizuara nga Gazeta Metro shihet se në lagjën “Arbëria” më saktësisht të shkallët, dikush përmes mbishkrimeve po dëshiron vdekjen e tij.

    “Coftë Isa, poshtë Isa, Tigri”, janë mbishkrimet e vendosura në shkallë.

    Kujtojmë se nga LDK së fundmi janë deklaruar se gjendja shëndetësore e Mustafës është stabile. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!