Cramon flet për liberalizmin e vizave: Nuk ka vullnet politik brenda BE-së

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von-Cramon, duke folur lidhur me idenë për ndryshimin e kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se Gjermania nuk pajtohet me këtë ide dhe për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, duhet të pyetet populli përmes referendumit.


“Nuk është që i mbetet dy presidenteve të dy vendeve se si të gjejnë një zgjidhje, pasi kjo marrëveshje duhet të ratifikohet nga parlamentet e të dyja vendeve dhe të jetë e pranueshme nga të gjithë”, tha ajo

Kurse, sa i përket liberalizimit të vizave, ajo në një intervistë për RTK, ka thënë se përveç shumë pengesave të mëdha, shihet se nuk ka vullnet politik as brenda BE-së.

Von-Cramon ka shtuar se Kosova duhet të flasë me një zë në politikën e jashtme.