×
  • Lajme
  • Lajme

    Çu Shpend Ahmeti, rrugët e Prishtinës në gjendje të mjerueshme

    Reporteri
    12 Gusht 2020 | 13:51

    Reshjet e shiut ditëve të fundit kanë nxjerrë në pah gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhen rrugët në Prishtinë.


    Edhe pse është kryeqyteti i Kosovës, prapë se prapë Prishtina me infrastrukturë rrugore është shumë prapa, shkruan Reporteri.

    Lloç, ujë, puseta të hapura e vetura të parkuara në trotuare, janë pamje të zakonshme tashmë në kryeqytet.

    Mjafton të shikohet një fotografi që së fundmi është publikuar në lagjen “Kalabria” të Prishtinës.

    Banorët pohojnë se kjo rrugë ka 18 muaj që ndodhet në gjendje e të tillë, e që sipas tyre është dëmtuar nga intervenimet e shërbimeve komunale.

    Ata kanë kërkuar nga kryetari Shpend Ahmeti që komuna të intervenojë menjëherë, pasi kalimi i përditshëm me automjet nëpër këtë rrugë, tashmë është bërë edhe i rrezikshëm.

    Në gjendje më të mirë infrastruktura rrugore nuk ndodhet as në disa pjesë të tjera të kryeqytetit.

    Faqja “Vrojtuesit e lagjes” ka publikuar disa foto të rrugës “Jakov Xoxa” e cila vërshohet sa herë që bie shi.

    https://www.facebook.com/vrojtuesitPrishtine/posts/615862712658212?__xts__%5B0%5D=68.ARA3A9-qQT0h2pSJislSoWoMwJH71coJsk3dQFDv416WBbHAmfU_51k51OJvd6Es6h4kZlTDnmZjgRr1KvAs4T5qoWR6tPhDf_HaN35zv9m9US5V2jB4tfJp5ibcRXKlWtzcoKYxMbUON8o94zjWTDrNi7YWNh7ViAI_UB1hteB7Sem62Pf3uUvIEXNnw5smvOxMhM9AfISrrJiQfpkvOP5YnOQ0xQsryJ28NV73E33fUjmtqYXxFquCDijCNCvHcd5hvKSh3wmCHO0_NroiaciiGVkW3Fn2udY_2wpGBDIMEmSKFd-GyhGpf_G3hX4gB1a2QkATKn2rHeIvOcQGsuI&__tn__=-R

    Shikoni edhe disa pamje të tjera të gjendjes në të cilën ndodhet rrugët e kryeqytetit. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!