×
  • Lajme
  • Lajme

    Çun Lajçi publikon “darkën” në Pulmologji: Një ve, një copëz djathë e një jogurt me tri rriska bukë

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 17:51

    Një vezë, një copëz djathë, një jogurt e tri rriska bukë. Kjo është darka e mangët që po i servohet pacientëve të shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë në mbrëmje.


    Aktori Çun Lajçi, i cili po vazhdon të jetë i shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë, ka ironizuar me ushqimin që i është servuar në mbrëmje në këtë klinikë.

    Ai ka publikuar një foto të ushqimit që iu është servuar.

    Një vezë, një copëz djathë, një jogurt e tri rriska bukë, vakët shumë i mangët për të e pacientët tjerë.

    “  Binduni, se bukë ma shumë se në QKUK, kund nuk gjuhet”, ironizon ai, duke thënë “shtoje Zot edhe nji kokërr ve”.

    Shkrimi i tij i plotë:

    Repariti i Pulmologjisë

    *Darka*

    Por edhe bekimi im:

    – Mirë asht, mos u ankoni, veç lutuni: Shtoje Zot edhe nji kokërr ve, n’orën 22, se nata bahet e gjatë!

    Nana e Azem Galicës kishte me thanë: Krejt Çetën Azemi e kishte kalua me ket darkë!

    P.S

    Binduni, se bukë ma shumë se në QKUK, kund nuk gjuhet!

    E pra asht pak, por edhe kjo pak gjuhet n’kanta bërllogu!

    Pse?

    Spital, 18.05.2021

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!