×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq kërkon kompromis me Kosovën: OKB dhe Këshilli i Sigurimit ta thonë fjalën e fundit

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 11:32

    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka marrë dje pjesë në takimin informal të Këshillit të Sigurimit, ku ka folur edhe për çështjen e dialogut Prishtinë-Beograd.


    Daçiq ka thënë se Serbia është e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje me Kosovën që përfshinë një kompromis.

    Sipas tij për procesin e dialogut duhet ta kenë fjalën përfundimtare Kombet e Bashkuar adhe Këshilli i Sigurimit, transmeton Express.

    “Serbai është plotësisht e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës, dhe që për procesin e dialogut me Kosovën, fjalën finale duhet ta thonë Kombet e Bashkuara dhe Këshilli i Sigurimit”, ka thënë Daçiq.

    Gjatë javës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi ka folur edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq. Ai ka thënë se nuk do të pranojë të nënshkruaj njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe se nëse serbët duan një gjë të tillë duhet të gjejnë një president tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!