×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq: Pavarësia e Kosovës “ka vdekur”

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 11:06

    Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha se ai s’mund të flasë më për tërheqje njohjesh sepse, sipas tij, “atyre në Kosovë po iu bie të fikët nga kjo”, dhe ka shtuar se pavarësia e Kosovës është e vdekur në letër.


    “Nuk bëj shaka, me të vërtet them se disponimi është i tillë. Nuk do ta tërhiqnin ata kandidaturën për Interpol sikur situata të mos ishte e tillë”, tha Daçiq, duke shtuar se Kosova “nuk mundet më të kalojë askund ku nevojitet shumica prej dy të tretave”.

    Duke folur për raportin e Bashkimit Evropian dhe shoqatave botërore ndaj çështjes së Kosovës, Daçiqi tha se kur tek ai të vijë ambasadori i Britanisë së Madhe, ai do ta vë flamurin e Republikës Serbe dhe do të shohë nëse Ambasadori do të ulet pran tij, shkruan Danasi serb, transmeton lajmi.net.

    “Thonë se nuk mund të organizojnë hapësirat, por s’mundeni as hapësirën time ta organizoni, por mund të mos uleni”, tha Daçiq, duke u ndërlidhur me takimin e ambasadorit britanik në Kosovë në kabinetin e Albin Kurtit ku qëndronte flamuri kombëtar shqiptar.

    Duke komentuar deklaratën e të fundit të liderit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, Daçiqi tha se “kam menduar që s’ka më të keq se Haradinaj, por ndoshta edhe mund të ketë”.

    Daçiq gjithashtu foli edhe për idetë e fundit mbi një partneritet të privilegjuar me BE-në për vendet e Ballkanit Perëndimor, për të cilën tha se nuk ishte një opsion zyrtar dhe se nuk do të zbatohej së shpejti.

    “Ideja është një mesazh për Ballkanin Perëndimor që nëse nuk mund të bëhemi anëtarë të BE-së, të paktën ne të jemi në një partneritet të privilegjuar,” tha ai, duke shtuar se Ballkani Perëndimor ka nevojë për Evropën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!