×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq për aksionin në Veri: Serbët përsëri janë objekt i çmendurisë së Thaçit dhe Haradinajt

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 10:47

    Pas raportimeve se Ivica Daçiq është nisur për në Zubin Potok, pas aksionit të Policisë së Kosovës, vetë Daçiq është lajmëruar duke e përgënjeshtruar këtë lajm.


    Daçiqi për gazetën ‘Kurir’ ka thënë se ndodhet në Sllovaki, përcjellë në shqip Reporteri.net.

    Ai ka thënë se Serbia e ka paralajmëruar një aksion të tillë dhe se serbët janë objekt i çmendurisë se Thaçit dhe Haradinajt.

    Dacic thotë që është një siklet i madh për bashkësinë ndërkombëtare dhe shteti serbë do të vazhdojë t’ua kumtojë atyre këtë aksion.

    ”Serbia ka paralajmëruar për një dhunë të tillë, të çmendur. Serbët përsëri janë objekt i çmendurisë së Thaçit dhe Haradinajt, por nëse dikush mendon se Serbia do të vëzhgojë në mënyrë paqësore popullin e saj në Kosovë duke e sulmuar atë, duke e frikësuar dhe duke rrezikuar mbijetesën e saj, është mashtruar keq. Ky është një siklet i madh për bashkësinë ndërkombëtare dhe ne do të vazhdojmë t’ua kujtojmë atyre”, tha Daçiç.

    Tutje, aksionin e sotëm, Daçiq e ka cilësuar si dramë të madhe, dhe se banorët e Mitrovicës së Veriut janë frikësuar si dhe janë mbledhur në qendër të qytetit, tek monumenti i princit Lazar, shkruan Reporteri.net.

    “Në veriun serb të Kosovës, një dramë e vërtetë po ndodh këtë mëngjes, dhe në Mitrovicën e Veriut njerëzit janë të hutuar dhe kanë frikë të dalin në rrugë. Me zërin e mërzitur të sirenave, serbët u mblodhën në qendër, në monumentin e princit Lazar. Ata janë gjithashtu përfaqësues të Listës Serbe të cilët kanë qëndruar në Mitrovicë dhe nuk kanë marrë pjesë dje në seancën e Kuvendit të Serbisë për Kosovën”, citojnë mediat serbe të ketë thënë Dacic. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!