×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq: Thaçi do të arrestohet 99 përqind

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 8:53

    Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq komentoi sot zhvillimet e fundit të Speciales, duke thënë se edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi 99 përqind do të arrestohet.


    Daçiq në Happy Tv është shprehur se Thaçi se di se do të arrestohet dhe që gjykata nuk do të njoftojë paraprakisht nëse aktakuzat ndaj tij do të konfirmohen apo refuzohen.

    “Nëse Thaçi do të dënohet apo jo, nuk e di. Por probabiliteti është 99 përqind”, tha Daçiq, transmeton Reporteri.

    Kujtojmë se sot nënkryetari i OVL të UÇK-së Nasim Haradinaj do të paraqitet sot në ora 15.00 në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Ndryshe, Haradinaj u arrestua më 25 shtator nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!