×
  • Lajme
  • Lajme

    Daka: Jemi të obliguar ta zbatojmë vendimin e Supremes për votat e diasporës

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 12:07

    Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me numërimin e 4639 fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës, në zgjedhjet e 6 tetorit.


    Daka në një konferencë për media ka thënë se s’ka nevojë të komentohet aktgjykimi i Supremes, dhe se KQZ është e obliguar që t’i numërojë këto fletëvotime.

    “Tashmë e kemi një aktgjykim të Gjykatës Supreme dhe në bazë të këtij aktgjykimi ne jemi obliguar që t’i numërojmë fletëvotimet e votuesve jashtë Kosovës. Mendoj që s’ka nevojë me komentu këtë aktgjykim. Kemi obligimin dhe nuk besoj që kemi çka me shtu sa i përket këtij aktgjykimi. Na pëlqeu, s’na pëlqeu aktgjykimi tashmë është në duart tona dhe e kemi detyrim ligjor që ta zbatojmë ashtu qysh është. Me siguri që do ta zbatojmë. Unë nuk e komentoj asnjë aktgjykim të askujt, sidomos të Gjykatave, meqenëse edhe vetë jam gjyqtare”, ka thënë Daka.

    Ndryshe, pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje në të cilën kërkohej edhe numërimi i votave të ardhura më vonesë nga diaspora, Gjykata Supreme ka pranuar një ankesë të tillë si të bazuar dhe ka marrë vendim përmes të cilit e detyron KQZ-në që të rinumërojë 4 mijë e 369 votat të cilat kishin ardhur nga diaspora pas datës 6 tetor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!