×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Daka pas rekomandimit të Zyrës për certifikim të kandidatëve: Ky rekomandim nuk thotë asgjë

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 14:57

    Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve ka konstatuar se partitë politike dhe kandidatët e tyre i plotësojnë kushtet për Certifikim, shkruan Reporteri.net.


    47 kandidatët për deputet që u vlerësua që kanë probleme me ligjin sipas kësaj zyre do të mund të kandidojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Drejtori i kësaj Zyre, Yll Buleshkaj, ka thënë se për ZRP-në të gjithë kandidatët i kanë plotësuar kushtet, por paqartësia  sipas tyre është tek pika q, për të cilën kanë thënë se nuk e kanë të qartë.

    Kurse kryetarja e KQZ-së Valdete Daka është shprehur se ky rekomandim e bën edhe më të paqartë këtë proces.

    Sipas saj rekomandimi i ZRP-së nuk thotë asgjë.

    “Unë e kam para vetes një rekomandim i cili në fakt nuk na shpjegon se a i përmbushin këta kandidatë kriteret apo jo. Ne kemi një rekomandim i cili nuk na thotë kurgjo. Prakitikisht thotë që të certifikohen të gjithë kandidatët, edhe ata të cilët i kanë zëvendësuar”, ka thënë ajo.  /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!