×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin pamje të reja: Personi që grushtoi Berishën, u mat mirë para sulmit

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 14:06

    Gert Shehu, 31 vjeçari që qelli me grusht Sali Berishën është dërguar për mjekim ne Spitalin e Traumes. Pamjet e reja tregojnë atë se u mat mirë para të kalonte truprojat për të grushtuar ish’kryeministrin.

    Pas sulmit ndaj Berishes ai u qellua nga protestuesit e tjerë dhe badigardët e Berishës.

    Mediat në Shqipëri raportojnë se Shehu vuan nga probleme te shëndetit mendor.

    Fillimisht, Shehu u shoqërua ne komisariatin nr.1 me pas ne spital për të marrë ndihme mjekësore. Protesta dhe incidineti i rendë ndodhen në një kohe që në Tiranë po mbahet Samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor.

    Nga sulmi, Berisha mbeti i gjakosur ne pjesën e fytyrës por vijoi marshimin drejt podiumit shoqëruar edhe nga kreu i PL, Ilir Meta dhe demokratet e tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!