×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin pamjet nga aksidenti tragjik në Drenas, ku vdiqën dy persona

    Reporteri
    24 Tetor 2022 | 19:25

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrufën Komoran-Carelevë, ku kanë mbetur të vdekur dy persona.

    Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

    Ajo ka bërë të ditur tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore, por që dy prej tyre nuk i kanë mbijetuar plagëve.

    “Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Caralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje dhe mee rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.

    Më poshtë gjeni pamje nga vendi ku ka ndodhur aksidenti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!