×
  • Lajme
  • Lajme

    Daradan Molliqaj reagon pas vizitës së Kurtit te varri i Rugovës: S’kemi pse çuditemi me asgjë

    Reporteri
    17 Shkurt 2020 | 17:23

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ndërsa ka komentuar vizitën e kryeministrit, Albin Kurti tek varri i Ibrahim Rugovës, ka thënë se tashmë nuk kemi pse të çuditemi me asgjë.


    Molliqaj thotë se vizita e Kurtit te varri i Rugovës nuk është e zakonshme, pasi sipas tij nuk e bëri përkuljen për përvjetorin por më 174 Shkurt, që është Ibrahim Rugova si projekt politik, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij i plotë:

    Më i riu në rrugën e konformizmit

    Vizita e Albin Kurtit më 17 Shkurt tek varri i Rugovës nuk është e zakonshme. Mbase nuk ka gjë të keqe në vetvete thjesht nderimi i tij. Por, nuk e bëri këtë në përvjetorin e tij të vdekjes. Kështu mund të ishte një nderim i rëndomtë. Ai po i përkulet me 17 Shkurt. Është Ibrahim Rugova si projekt politik.

    Janë tashmë shumë indikacione që çojnë në të njejtin drejtim: në intervistën e tij në Rubikon ai po lutej që mos të vlerësohej karshi temave që ishin kauza për 15 vjet, por për antikorrupsionin; kurse në marrëveshjen për bashkëqeverisje me LDK – në nuk ka bash asgjë që mund të quhet transformuese.

    Vizita e tij tek Rugova e ka përtërirë dhe vulosur traditën. Shumë figura të rezistencës e kanë bërë para tij. Kështu, varri i Rugovës është bërë monumenti i ”rrugës së re”. Pas këtij gjesti s’kemi pse çuditemi me asgjë. Nuk ka më Republikë të tretë, as Republikë të re.

    Pas intervistave të fundit, një shok me tha: ”Albini vetëm tash është bërë politikan”. Nga pikëpamja e sotme unë vlerësoj që gjatë aktivitetit tonë kemi pasur model fatal organizimi.

    Prirjet komplotiste vinin nga po ky model. Por një gjë e vlerësoj si virtyt që duhet ruajtur me çdo kusht. Kemi punuar gjatë me praktikë e teori për ta luftuar përkufizimin e politikës që ma tha ky shoku im. Për politikën pa përpjekje për të vërtetën; për politikën që mashtrimin e ka parim normal operues; për politikën ”realiste”, atë politikë ku shpjegimi i rrethanave bëhet strehë për oportunizmin; atë politikë që na thotë se njeriu s’është gjë tjetër veç mish dhe asht . Atë politikë që na thotë se nuk ia vlen të jetohet për një Ide të madhe.

    https://www.facebook.com/dardanmolliqaj2/photos/a.1024306590924575/2988220674533147/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARAYpxVIXYBdegMZSZDU-QeHS2BKhN0wKo-4u8Ackg6t937TRD_xRppRlAen6tTVufTnF6kNNy1MzbyicMMVrtRw4hG3nuti74N3yWAjbTcwNMS4utYffTqNDmymUd-xrzlww84ADQL74cVAOCkmVRc15Oofe-39L_u_PohHsC3AWPSKVZqOXEqJcTZg0X6GC74qgcabi_KUKmekm2kWO2Sfje_8CJqMvzWEmkFNwIUJ7ntQKZAfyzMicweNvjJxm2WuhnxSRvwm2e_6bIRfQ9JWghO8Ih8WNEFtp_0vubXFKJqkT6N4Uw5IcPSsW3ONGGaPIOHVlrFJbt_iBd9nnyZOzrZX&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!