×
  • Lajme
  • Lajme

    Dardan Gashi krahason një deklaratë të Kurtit me atë të Millosheviqit

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 8:39

    Analisti Dardan Gashi e ka krahasuar një deklaratë të kreut të VV-së, Albin Kurti me atë të Sllobodan Millosheviqit.


    Ai këtë krahasim e ka bërë me deklaratën e Kurtit pas vendimit se nuk mund të garojë për deputetë, e ku tha se do të ndjek vullnetin e popullit.

    “Mënyra se si Kurti iu ka përgjigj institucioneve, e ka formulu ndryshe këtë çështje. Institucionet e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit. Na po e marrim popullin dhe ju themi institucioneve që vendos çka thotë populli. E di një prijës më herët, Millosheviqi thoshte (citon një deklaratë serbisht), ka thënë Gashi në një debat.

    “Nëse shkojmë kështu, kemi me pas problem me pas ligjshmëri në këtë vend. Prandaj edhe ekziston ligji e Kushtetuta”, ka deklaruar Gashi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!