×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj: Donika Gërvalla është vajza e heroit tim, PDK të mos bëjë propagandë për të për momentum politik

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 21:29

    Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka treguar se pse nuk është përfshirë në debatin e fundit që është bërë rreth ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për qëndrimin e saj për Gjykatën Speciale.


    Haradinaj ka deklaruar se nuk është përfshirë në debat, pasi që ministrja është pasardhëse e një heroit.

    “Donika është bashkëvendëse e jona, është bija e heroit. Ne i dimë vuajtjet që i ka pasur, ne asnjëherë nuk do të biem pre e situatave politike për me kritiku një pasardhëse të heroit tanë”, pohoi ai në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

    Ndërkaq, sa i përket akuzave që PDK i ka bërë në drejtim të ministres Gërvalla, Haradinaj tha se PDK nuk duhet të bëjë propaganda.

    “PDK i ka politikat e veta, e që të zotit e shtëpisë i ka në rrethanë më të vështira. Është lehtë më dal në shesh e të bëjnë propaganda. Ata i kanë juristët e tyre, por që në këto rrethana asnjëra palë nuk do të dalë fituese”, shtoi ai.

    Megjithatë, Haradinaj tha se ministrja Gërvalla tashmë është kryediplomate dhe ka për detyrë që të përkujdeset për qytetarët e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!