×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj: Duket se Serbia nuk është mbushur mend, po e ndjellë fundosjen e vet

    Reporteri
    09 Dhjetor 2022 | 23:20

    Ish-deputeti, Daut Haradinaj i është përgjigjur kërcënimeve të Serbisë për kthimin e trupave në Kosovë.

    Ai ka thënë se po i duket që Serbia ende nuk është mbushur mend.

    Haradinaj ka bërë një krahasim, duke theksuar se fundosja e Jugosllavisë nisi me sulmet serbe ndaj shqiptare në periudhën 1981-’97.

    Ai ka thënë se të njëjtën gjë po e bënë, por tani duke e ndjellë fundosjen e vet.

    “Po duket që Serbia ende nuk u mbush mend. Nëse e nisi fundosjen Jugosllavia me sulmet e Serbisë ndaj shqiptarëve në periudhën 81-97, të njëjtin avaz po e vazhdon edhe tash por po e ndjellë fundosjen e vet”, ka shkruar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!