×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj lajmërohet nga Vjena, duke demantuar lajmin se është arrestuar

    Reporteri
    18 Korrik 2019 | 16:07

    Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, e ka demantuar lajmin se është arrestuar nga autoritetet austriake, gjatë një vizite të tij në Vjenë.


    Portali Indeksonline, sot pasdite raportoi, se Haradinaj është ndaluar në Vjenë në bazë të një fletarresti ndërkombëtar.

    Por, nuk ka shkuar shumë kohë, dhe ka reaguar vetë Haradinaj, duke postuar një fotografi nga sheshi në Vjenë.

    Ai me këtë rast ka shkruar ‘Live nga Vjena’.

    Probleme me arrestime, shkaku i fletarresteve ndërkombëtare serbe, kishte pasur edhe vëllai i Dautit, kryeministri Ramush Haradinaj.

    Ai për një kohë ishte mbajtur nga autoritet franceze, dhe më pas me vendim gjykate ishte liruar. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!