Daut Haradinaj prezanton edhe një kandidat për Asamblenë e Prishtinës

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka bërë publike edhe një kandidat tjetër për Asamblenë e Prishtinës.


Bëhet fjalë për Agon Hanën, nga Dragodani, i cili është një afarist afarist i suksesshëm.

“Një takim miqësor me Agon Hanën, një afarist i suksesshëm që garanton përfaqësimin e Dragodanit në Asamblenë Komunale të Prishtinës. Urime e suksese i nderuari Agon! Na priftë e mbara”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.