×
  • Lajme
  • Lajme

    Debat Plus: Shtetas rusë sot janë futur në Kosovë

    Reporteri
    23 Shtator 2021 | 23:13

    Situata në veri, ende vazhdon të jetë e njëjtë, me barrikada dhe e bllokuar.


    Derisa sot është dita e katërt e vendosjes së masës së reciprocitetit të targave ndaj Serbisë, Imer Mushkolaj në emisionin “Debat Plus” tha se ka pasur plot shtetas rus që janë futur në kufi, shkruan Reporteri.net.

    “E jashtëzakonshme ka qenë sot futja e plot shtetasve rus, ku disa prej tyre janë kthyer në kufi, e disa të tjerë kanë hyrë brenda, dhe organet e sigurisë i kanë identifikuar dhe i kanë përcjellur gjatë gjithë ditës. Disa prej tyre janë ata të cilët në vitin 2016 gjatë kanë marrë pjesë dhe kanë provuar me shkaktu puçin me Malin e Zi, kështu që zakonisht situata dhe elemente të tilla priten të provojnë të tensionojnë situatën”, tha fillimisht Mushkolaj.

    https://www.dailymotion.com/video/x84eixj

    Ai gjithashtu tha se njërin nga ta e njihte, dhe sot gjatë ditës e kishte parë gjatë kohës kur një gazetare raportonte nga atje.

    “Të maskuar se janë gazetarë, fotoreporterë, e madje njëri nga ta të cilin e përcjelli vazhdimisht në aktivitetin e tij si gazetar i maskuar rus, e pashë sot kur një kolege e jona po raportonte, kështu që ka pasur shumë që janë futur”, tha Mushkolaj në “Debat Plus”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!