×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarata e Albin Kurtit se do të votonte për bashkim me Shqipërinë, paralajmërohet reagim nga SHBA-të

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 14:54

    Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ditë më parë ka thënë për “Euronews” se do të votonte për, në rast se do të bëhej një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.


    “Sapo që të përforcohej shteti i Kosovës. Pasi që të arrijmë ta bëjmë atë në mënyrë paqësore dhe demokratike. Mendoj se do të votoja pro. Po”, deklaroi Kurti

    Por ndaj kësaj deklarate të Kurtit ka reaguar hulumtuesi i Universitetit të Karolinës Veriore dhe politologu bullgar, Dimitar Bechev, i cili përmes një postimi në Twitter thotë se një qëndrim i tillë i Kurtit është një lojë e ashpër me Perëndimin në stilin e Millorad Dodikut në Bosnje e Hercegovinë, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij një reagim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Albin Kurtin po përgatitet.

    “Lojë e ashpër me Perëndimin [e Kurtit] në stilin e Dodikut. Telefonata nga Washingtoni po përgatitet”, ka shkruar Bechev.

    Reagimi i këtij të fundit ka ardhur pasi gazetari gjerman, Michael Martens, ka folur rreth kësaj qasje të Albin Kurtit rreth bashkimit kombëtar.

    Martens ka thënë se është e pazakontë se si një politikan argumenton shfuqizimin e shtetit të tij duke thënë se do të votojë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

    “Albin Kurti thotë se ai favorizon ndryshimin e kushtetutës kosovare për të mundësuar një referendum mbi bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. Ai shton se do të votojë për një bashkim të tillë. Një Kryeministër (potencial) që argumenton për shfuqizimin e vendit të tij. Me të vërtetë e pazakontë”, ka shkruar ai në Twitter. /Reporteri.net/.

     

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!