×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarohet Prokurori i Shtetit: Nuk kam pranuar ekspertizë për rastin Dehari

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 14:03

    Prokurori i shtetit ka njoftuar se ai nuk ka pranur ekspertizë për rastin e Astrit Deharit nga Instituti i Lozanës në Zvicër.


    Tutje në njoftim thuhet se në momentin që raporti të mbërrijë përmes Ambasadës së Zvicrrës në Kosovë dhe i njëjti të pranohet në Prokurorinë e Shtetit, do të njoftohet opinioni publik, shkruan Reporteri. net

    Ndryshe, Astrit Dehari ishte aktivist i LVV dhe vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016.

    Ndërsa, familja e Deharit miratoi një rezolutë sipas së cilës familja e këtij të fundit mund të kërkojë ekspertizë nga çdo vend i BE-së ose SHBA dhe Qeveria t’i heqë të gjitha shpenzimet. Prindërit e tij kishin deklaruar në 2017 se ishin përcaktuar që ekspertizën e djalit të tyre ta kryejnë ekspertët zvicërranë nga Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Zvicër, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Për hir të informimit të drejtë të opinionit, në momentin që ky raport të mbërrijë përmes Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, dhe i njëjti të pranohet në Prokurorinë e Shtetit, menjëherë do të njoftohet opinioni publik, thuhet në njoftim.
    Astrit Dehari aktivist i Vetëvendosjes vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016, teksa po mbahej në lidhje me sulmin e gushtit 2016 në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Në dhjetor 2016 Kuvendi miratoi një rezolutë sipas së cilës familja e Astrit Deharit mund të kërkojë ekspertizë nga çdo vend i BE-së ose SHBA dhe Qeveria t’i heqë të gjitha shpenzimet, për çka kishte ndarë 50 mijë euro.Ndryshe, prindërit e Astrit Deharit patën deklaruar më 2017 se ishin përcaktuar që ekspertizën për Deharin ta kryejnë ekspertë zviceranë nga Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Zvicër.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!