×
  • Lajme
  • Lajme

    Delegati apostolik i Vatikanit viziton Kosovën

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 18:05

    Ambasadori i Vatikanit, Monsinior Jean-Marie Speich ka vizituar sot Ministrinë e Jashtme të Kosovës, respektivisht zëvendësministrin Anton Berisha.


    Nunci Apostolik i Selisë së Shenjtë, ka uruar Kosovën për zgjedhjet të cilat janë parë si një proces politik i qetë, demokratik dhe si arritje e popullit të Kosovës, thuhet në njoftim.

    Ai ka shprehur dëshirën që procesi të vazhdoj në këtë ritëm në krijimin e institucioneve të reja në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës.

    Ambasadori Berisha, ka njoftuar homologun e tij, për ecurinë e zgjedhjeve, duke theksuar gatishmërinë e forcave politike për respektimin e rezultateve dhe në zhvillimet politike e institucionale për krijimin e qeverisë në afate sa më të shpejta të mundshme. Po ashtu, ka theksuar se për shkak të ndërlikueshmërisë teknike procesi mund të zgjasë në rinumërim e që më shumë ka të bëjë me gabime teknike dhe me lëshime brendapartiake, por që nuk e cenojnë procesin e përgjithshëm, me shpresën që nuk do të shkaktojnë vonesa të tepruara.

    Ambasadori Berisha, ka vënë në dijeni përfaqësuesin e Selisë së Shenjtë, se raportet e mira të deritanishme dhe dialogu me Vatikanin do të vazhdojnë edhe me qeverinë e ardhshme dhe do të thellohen, me qëllim të kontributit për paqen për popullin e Kosovës dhe të rajonit në përgjithësi, thuhet në kumtesë.

    Të dy palët, e shohin në interesin e dyanshëm vazhdimësinë e të arriturave të deritanishme, si dhe vazhdimin e shkëmbimit të vizitave në të gjitha nivelet shtetërore, që në një proces mirëkuptimi e durueshmërie, në kohën e përshtatshme të arrihet në fazën e plotësimit të qëllimit final ndërmjet dy vendeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!