×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu-Kodra del kundër mësimit online: Të gjendet një mënyrë për hapjen e shkollave

    Reporteri
    09 Gusht 2020 | 15:22

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se edhe të gjithë akterët kompetent; politik dhe publik, duhet të nxisim debatin thelbësor të gjetjes së një mënyre për të hapur shkollat e mësimit fillor nëpër objekte.


    Deliu-Kodra ka thënë se mësimi online ka qenë i kuptueshëm si një zgjidhje e imponuar për një periudhë të përkohshme, por nuk mund të pranohet si formë zëvendësuese për procesin e rregullt të mësimit me praninë fizike të nxënësve nëpër klasa.

    Postimi i plotë:

    Institucionet përkatëse, por edhe të gjithë akterët kompetent; politik dhe publik, duhet të nxisim debatin thelbësor të gjetjes së një mënyre për të hapur shkollat e mësimit fillor nëpër objekte. Përpos nxënies së mësimit, jeta sociale e fëmijëve gjatë procesit të shkollimit është po aq esenciale në formimin edukativ të tyre.

    Mësimi online ka qenë i kuptueshëm si një zgjidhje e imponuar për një periudhë të përkohshme, por nuk mund të pranohet si formë zëvendësuese për procesin e rregullt të mësimit me praninë fizike të nxënësve nëpër klasa.

    Ambienti shkollor dhe diskutimi i përbashkët mbi njohurit e mësuara janë element thelbësor në krijimin e klimës edukative për fëmijët në fazat e hershme të shkollimit.

    Ne kem ditur të organizojmë shkollat edhe në kushte gati të pamundura dhe nën kërcënim të vazhdueshëm, kurse sot duket se me lehtësi e injrorojmë këtë sfidë duke e lënë “zgjidhjen” në duart e teknologjisë.

    Duhet ta diskutojmë ndoshta përshtatjen e objekteve të caktuara në ambiente shkollore, në mënyrë që t’i përgjysmojmë klasat aktuale për t’i krijuar kushtet e distancës fizike. Paisja me dezinfektant e shkollave, vendosja e maskës dhe dorezave si dhe monitorimi në respektimin e ketyre masave mund dhe duhet të menaxhohet nga personeli i shkollës.

    Po ashtu mund të diskutohet edhe mësimi i kombinuar, me orë të shkurtuara në mjediset shkollore dhe plotësim të tyre nëpërmjet mësimit online. Por, mos hapja totale e shkollave për nxënësit e shkollimit fillor do të ishte një gabim i pafalshëm e me pasoja afatgjata dhe të transemtueshme edhe tek gjeneratat e ardhshme.

    https://www.facebook.com/blerta.deliu/posts/4300861259985222

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!