×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu-Kodra: Mimoza Kusari konfirmoi para mediave se kanë shantazhuar LDK-në me kuorumin për Vjosa Osmanin

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 16:38

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj deklaratave të Mimoza Kusari-Lilës, se Vetëvendosja i ka kërkuar LDK-së 15 nënshkrime për votimin e presidentit në këmbim të tërheqjes së Ligjit për Zgjedhje.

    Reagimi i saj erdhi përmes një postimi në Facebook, gjersa ka shtuar se Vetëvendosje po e përdor Ligjin për Zgjedhje dhe ndjeshmërinë ndaj mërgatës si shantazh politik ndaj opozitës, e në rastin e veçantë ndaj LDK-së.

    “Shefja në detyrë e Grupit Parlametar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, sapo konfirmoi para mediave se kanë shantazhuar LDK-në me votimin e Vjosa Osmanit për presidente në këmbim të tërheqjes së Ligjit për Zgjedhje!”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!